Sporti

Chelsea merr një fitore shumë të rëndësishme ndaj West Ham United në “London Stadium”

04/24/2021 20:22
nga:Mergim Rreci

Chelsea ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj West Ham United në Premier League.

Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të udhëhequrit e Thomas Thucel, që triumfuan me rezultat 0 me 1, shkruan GazetaBlic.

West Ham United është një kundërshtar direkt i Chelseas për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Werner e shënoi golin e vetëm në këtë sfidë në minutën e 43’të, gol ky që doli të jetë edhe i fitores së madhe.

Thomas Thuchel u bë trajneri i parë që në 10 ndeshjet e tij të para në Premier League nuk e pëson humbje.

Tashmë Chelsea renditet në pozitën e katërt me 58 pikë, tri më shumë se West Ham United që është në pozitën e pestë 55 sosh.

/GazetaBlic/