Lajme

Qeveria së shpejti do të sqarohet për 20 eurot e pensionistëve

04/22/2021 12:26
nga:Q R

Zëdhënësi Qeverisë, Përparim Kryziun, thënë se së shpejti do të ketë një sqarim zyrtar nga ana e Ministrisë së Financave për çështjen e pensioneve.

“Shumë shpejt do të ketë një sqarim për këtë”, ka thënë Kryeziu.

Reagimi i tij ka ardhur pas mbledhjes së djeshme të Qeverisë, në të cilën u ndanë 8.5 milionë euro shtesë të ndara për pensionistët.

“8.5 milionë euro shtesë u ndanë për të siguruar se asnjë pension nuk mbetet nën 100 euro”, ka bërë të ditur Kryeministri Albin Kurti.

Gazetarët dhe analistët politikë e kritikuan Qeverinë Kurti se ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit./Klan Kosova.

LEXO EDHE:

Kadrijaj: Vendimi i Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët është i turpshëm, qytetarët do të dëshpërohen