Lajme

Kadrijaj: Vendimi i Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët është i turpshëm, qytetarët do të dëshpërohen

04/22/2021 11:59
nga:Q R

Vendimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës, ku shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur dyfish, ka ngritur shumë kritika si nga ana e qytetarëve, ashtu edhe nga opozita, të cilët e cilësuan vendim të papranueshëm dhe nëpërkëmbës.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cilëson si vendim të turpshëm uljen e shtesave për pensionistët, madje ajo për Gazeta Blic, thotë se pensionet aktuale të të moshuarve nuk përmbushin as kushtet minimale për nevojat e tyre.

“Vendimi tepër është gabim sepse ne e dimë çfarë pensione kanë pensionistët tonë, në moshën që e kanë ne e dimë që këto nuk mjaftojnë. As për kushte minimale, as për me pas minimumin e një jetese, ndërsa në këtë periudhë ku pleqtë detyrohen të blejnë barana të blejnë ilaqe është i turpshëm ky vedim i Qeverisë”, thotë ajo.

Më tej, ajo shton se Kurti nuk ka marrë ndonjë veprim në dobi të qytetarëve të vendit dhe se, sipas saj, Kryeministri po vepron në të kundërtën e atyre që i ka premtuar.

Kadrijaj, u shpreh e bindur se qytetarët do të dëshpërohen nga Qeveria dhe se Kurti do të ndëshkohet nga vetë ata.

“Me veprimet që i ka bërë Kurti në vazhdimësi, ne nuk po shohim që ka marrë ndonjë veprim në dobi të qytetarëve të Kosovës. Të gjitha ato që i ka proklamuar, qoftë rritjen e pensionëve, ky po vepron në të kundërtën e tyre që i ka thënë. Me këto veprime, qytetarët do të dëshpërohetn dhe Kurti do të ndëshkohet”, thotë ajo.

Qeveria Kurti ka marrë vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.

/GazetaBlic

LEXO EDHE:

Enver Hoxhaj për vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e pensioneve: Skandaloz, i papranueshëm