Sporti

Lajm i tmerrshëm për Dritën, Kastriot Rexha humb sezonin

04/20/2021 13:06
nga:L J

Sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë i gatshëm të ndihmojë skuadrën e tij në pjesën e mbetur të sezonit.

Rexha ka dëmtuar gjurin e majtë dhe pas kontrollimeve të fundit, klubi ka njoftuar se sulmuesi duhet ta mbyll para kohe sezonin.

GazetaBlic Sport kishte raportuar dje për lëndimin e Rexhës, ndërsa sot, klubi ka njoftuar se lojtari nuk do të luajë në fazën më të rëndësishme të kampionatit.

Lëndohet Kastriot Rexha, nesër mësohet nëse sulmuesi ka dëmtim të rëndë

Më poshtë keni njoftimin e klubit:

“Përfundon sezoni për sulmuesin tonë Kastriot Rexha
Një lajm aspak i mirë për klubin dhe për sulmuesin tonë Kastriot Rexha i cili duhet ta mbyll sezonin para kohe.
Rexha që nga muaji shkurt kishte shqetesime në gjurit e tij të majt dhe pas shumë përpjekjeve nuk ka arritur që të ndihmojë ekipin deri në përfundim të sezonit.
Pas kontrollave të fundit, rezultatet tregojnë që Rexha të premten duhet ti nënshtrohet operimit për ta kaluar shqetësimin dhe praktikisht ky sezon është mbyllur për të.
Kjo do të jetë një mungesë e madhe për klubin tonë ku dihet që jemi në një fazë të rëndësishme të kampionatit dhe mungesa e Rexhës do të jetë evidente.
Rexha në këtë sezon është paraqitur në 21 ndeshje kampionale dhe 2 ndeshje të kupës ku ka arritur të shënoj 8 gola dhe 2 asistime.
Urojmë që operimi të ketë suksese dhe Rexha ta kalon sa ma shpejtë këtë lëndim.
Forca REXHA 24”