Como e Cesc Fabregas po shkruan histori në Ligën e Kampionëve. Skuadra italiane ka regjistruar katër fitore në pesë ndeshjet e para dhe aktualisht renditet në vendin e tretë me 12 pikë.
Fitorja e fundit erdhi ndaj AEK-ut me rezultatin 1-0, ndërsa më herët Como kishte mposhtur edhe RB Leipzigun, Manchester Unitedin dhe Lensin, këtë të fundit me shifrat e pabesueshme 9-1.
Që nga riformatimi i Champions League në vitin 1992, vetëm Leicester City i Claudio Ranierit kishte pasur një start më të mirë në sezonin e parë në këtë kompeticion, me katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e para.
/GazetaBlic Sport/

