Lajme

Franca raporton për 5 mijë e 705 persona në përkujdesje intensive

04/08/2021 23:39
nga:Gazeta Blic

Ministria e Shëndetësisë së Francës ka raportuar të enjten se 5 mijë e 705 persona janë në përkujdesje intensive nga COVID-19, që paraqet uljen e numrit të persona në kujdesin intensiv në tetë ditët e fundit.

Gjithashtu Franca numëron 71 mijë e 944 vdekje nëpër spitale, ku 343 ishin nga dita e djeshme.

Franca ka raportuar 84 mijë e 999 raste të infektimit, numër ky qe vije nga disa ditë më herët për shkak të problemit të mbledhjes së të dhënave, raporton Reuters.

Në këtë shifër përfshihen 30 mijë e 785 raste të reja nga e mërkura, 49 mijë e 754 nga e marta dhe 1 mijë e 542 nga e hëna, e cila ishte një festë zyrtare në Francë. Pjesa tjetër ishin nga ditët e mëparshme.

LEXO EDHE:

Daut Haradinaj tregon pse dha dorëheqje nga posti i deputetit