Lajme

Daut Haradinaj tregon pse dha dorëheqje nga posti i deputetit

04/08/2021 23:32
nga:Gazeta Blic

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka treguar në emisionin dPT te Fidani në T7 se pse dha dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Haradinaj dha dorëheqje nga posti i deputetit përkundër faktit që ishte ndër më të votuarit në listën e AAK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vendin e tij e zuri infektologu Shemsedin Dreshaj.

“Falënderoj popullin për besimin që më ka dhënë që disa zgjedhje me radhë. Jam falënderues ndaj tyre. Por e pash të udhës që të lëshojë rrugën për deputetin Shemsedin Dreshaj”, tha ai.

“Kam menduar se duhet të jetë në Kuvendin e Kosovës. Njerëzit po kërkojnë këso kuadro andaj duhet që të përfaqësohet. Mendoj se do të ejtë vlerë e shtuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nuk mendoj se kam gabuar”, shtoi ai.

LEXO EDHE:

Kryeministri italian e quan Erdoganin diktator pas incidentit me von der Leyen