Lajme

Masat e reja: Në këto raste lejohet të mos bartni maskën

04/05/2021 15:35
nga:Gazeta Blic

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë marrë vendime të reja lidhur me masat kundër Covid-19.

Një nga to mbetet edhe bartja obligative e masës, duke përjashtuar disa raste.

Në pikën 11 të këtij vendimi tregohet qartë se për cilat raste bëhet fjalë.

“Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit dhe çiklimit, gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje“.