Sporti

Munishi: Ka edhe futbollistë tjerë që nuk janë të kënaqur me Challandesin

04/04/2021 22:03
nga:Lorik J

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka komentuar deklaratën e Leart Paqaradës, ku mbrojtësi i kombëtares theksoi se s’do të grumbullohet me Kosovën, derisa trajner të jetë Bernard Challandes.

Munishi thotë se këtë e sheh më shumë si dështim të trajnerit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Futbollistët edhe tifozët duhet te jenë të shenjtë për trajnerin, raporti i një trajneri në kuader të udheheqjes, me tifozë dhe me lojtarët duhet të jetë speciale, në këtë rast deklaratën e Leartit unë e shoh dështim të trajnerit, me ardh lojtari deri në këtë gjendje me u shpreh kështu, unë e shoh si dështim”, tha Ismet Munishi në ATV.

Ismet Munishi potencoi se ka edhe futbollistë tjerë që nuk janë të kënaqur me Challandesin

“Sigurisht nuk është i kënaqur as Bernard Berisha, as Edon Zhegrova, nuk do të spekulojmë, mirëpo zakonisht kur ka suksese edhe suksesi dhe fitoret i mbyllin krejtë gjërat, kur s’ka, do të kemi shumë deklarata të tilla. Po flas si tifozë, as si trajner, unë them se atij ju ka be e padrejtë në menyrë sistematike në kombëtaren e Kosovës. Une e respektoj vendimin e tij, është vendim që ai shpreh gatishmërinë që do të japë 100 përqind kur vjen një trajner tjetër”, përfundoi Munishi.

/GazetaBlic Sport