Lajme

539 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

08/02/2021 09:43
nga:Genita C

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e kaluara në Kosovë janë shënuar 100 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Sipas IKSHPK-së, numri total i rasteve aktive është 539, ndërkaq për të njëjtën periudhë janë shëruar tre persona, transmeton Klankosova.tv.

Deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë është 2 mijë e 266.