Ministria e Shëndetësisë ka publikuar më herët raportin 24 orësh me rastet me COVID 19 në vend, raporton Gazeta Blic.
Sipas raportit janë shënuar 5 raste të vdekjeve si dhe janë konfirmuar 411 raste të reja me virus.
Raporti i plotë:
1 min •
17 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.275 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.805.533 doza të vaksinës.
ℹ️Deri më sot 812.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ️Deri më sot janë dhënë 95.264 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ️Nga 3.820 testime, 411 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.
ℹ️Sot janë shëruar 2.582 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 214.885.
ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 6.509
➡️Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!


