Sporti

43 delegatë të pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, mungon pjesa tjetër

04/06/2022 11:28
nga:Mergim Rreci

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka filluar punën e tij.

Kuvendi po mbahet në ambientet e FFK-së, përcjell GazetaBlic Sport.

Janë 43 delegatë që janë prezentë në këtë Kuvend, me disa nga klubet që kanë refuzuar të marrin pjesë në të.

Agim Ademi është kandidati i vetëm në garë për kryetar të FFK-së, pasi Gramoz Vokrri u eliminua nga kjo garë për shkak të disa nënshkrimeve të delegatëve të cilat ishin shpallur të pavlefshme nga FFK.