Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po vazhdon të jetë i mbyllur për shkak të një kërcënimi me bombë, raporton Gazeta Blic.
Burime të Gazeta Blic nga prokuroria kanë thënë se kërcënimi erdhi përmes telefonit.
“Alarmi për bombë ka ardhur përmes telefonave zyrtar të ANP. Jo përmes email ose rrugëve të tjera”, ka thënë ky burim.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar është mbyllur aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, për shkak të kërcënimit me bombë.
Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë dhe për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.
Njoftimi i plotë:
Për shkak të një kanosjes me mjete shpërthyese mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë
Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.
Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim.
Kërcënimi me bombë, mbyllet përkohësisht Aeroporti i Prishtinës
LAJMI I FUNDIT: Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës


