Policia e Kosovës ka njoftuar është mbyllur aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, për shkak të kërcënimit me bombë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë dhe për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.
Njoftimi i plotë:
Për shkak të një kanosjes me mjete shpërthyese mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë
Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.
Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.
Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim.
LAJMI I FUNDIT: Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës
Zëdhënësja e Aeroportit: Kemi pranuar kërcënim me bombë, udhëtarët dhe personeli janë evakuuar


