Lajme

3 të vrarë në Fushë-Krujë! Hakmarrje mes grupeve kriminale, mbi 60 plumba drejt makinës së viktimave! 2 u dogjën brenda

07/17/2022 15:21
nga:G B

Tre persona janë vrarë në një atentat në mbikalimin e Fushë Krujës.

Mësohet se mesditën e kësaj të diele është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makinei në lëvizje dhe për pasojë mjeti ka marrë flakë. Video e mëposhtme tregon pamjet nga momenti i parë i ngjarjes.

Një prej viktimave është nxjerrë nga makina, por nuk ka shenja jete ndërsa dy persona të tjerë ndodhen ende brenda makinës që është përfshirë nga flakët.

Nga targat e mjetit rezulton se ai është në pronësi të një personi me banim në Fushë Kuqe.

Nuk dihet ende nëse pronari ishte në makinë dhe kush ishte shënjestra e këtij atentati. Ambulanca dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.