Lajme

20-shi i LDK-së, Shkëmb Manaj merr mbështetje në fshatrat e Istogut: Bastioni ynë rugovist, e mbështet fuqishëm bashkimin dhe rikthimin e madh të LDK-së

05/20/2026 23:18
nga:G B

Kandidati për deputet nga LDK, me numër 20, Shkëmb Manaj, ka takuar banorët e fshatrave Trubuhoc e Saradran në Istog, nga të cilët ka marrë mbështetje, raporton Gazeta Blic.

“Bastioni ynë rugovist, e mbështet fuqishëm bashkimin dhe rikthimin e madh të LDK-së✌️! Bashkë për fitoren e madhe për Republikën tonë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sonte në Trubuhofc dhe Saradran të Istogut në takime mobilizuese me strukturat tona që dijnë të bëjnë vetëm fitore të mëdha! Bastioni ynë rugovist, e mbështet fuqishëm bashkimin dhe rikthimin e madh të LDK-së✌️! Bashkë për fitoren e madhe për Republikën tonë! Me pjesëmarrje na nderoi miku ynë deputeti Ermal Sadiku!

Falemnderit nga zemra për mbështetjen e madhe!

LDK 113✔️

Vjosa 1✔️ Lumiri 2✔️ Shkëmbi 20✔️ Naimi 72✔️