Lajme

Daut Haradinaj: Listës fituese të AAK në Prishtinë i bashkohet edhe Violeta Hasani

05/10/2021 12:46
nga:N M

Kandidati për kryetar të Prishtinës Daut Haradinaj ka vazhduar prezantimin e kandidateve për asamble komunale në Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.

Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është bashkuar Violeta Hasani kryetare e Komitetit Lokal për Siguri Publike “Qendër” Prishtinë nga viti 2014.

Njoftimi i plotë:

Listës fituese së Prishtinës ju bashkua edhe aktivistja e palodhshme ndër vite në qendrën e këtij qyteti, Violeta Hasani, Kryetare e Komitetit Lokal për Siguri Publike “Qendër” Prishtinë nga viti 2014.
Angazhimi i Violetës në interesin e komunitetit do jetë edhe më i fuqishëm në qeverisjen e ardhshme që pritet të jetë në këtë vjeshtë.
Na priftë e mbara e nderuar Violeta, suksese!

Nga viti i ardhshëm, buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes projektohet të jetë mbi 100 milionë euro