Lajme

Nga viti i ardhshëm, buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes projektohet të jetë mbi 100 milionë euro

05/10/2021 12:25
nga:Q R

Qeveria e Kosovës, ka marr vendim që nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes të jetë mbi 100 milionë euro, shkruan Gazeta Blic.

Kështu është bërë e ditur nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në ‘Facebook’, ku ndër të tjera thuhet, se Qeveria Kurti ka prioritet një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit.

“Ministrisë së Mbrotjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro. Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale”

Postimi i plotë:

 

Kurti kujton të rënët për liri në Gjakovë