Lajme

14 të vdekur, 259 raste të reja me COVID 19

09/13/2021 15:01
nga:N M

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh më të dhënat e rasteve të reja me Covid 19 si dhe të atyre që kanë humbur jetën nga virusi.

Sipas MSH janë vaksinuar 12.834 persona përderisa janë bërë mbi 5 mijë testime.

Raporti i plotë:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 5.505 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 17.000.

Arben Gashi i LDK-së: Zgjedhjet duhet të mbahen, kyetarët e komunave nuk do të kenë legjitimitet pas 17 tetorit