Lajme

Arben Gashi i LDK-së: Zgjedhjet duhet të mbahen, kyetarët e komunave nuk do të kenë legjitimitet pas 17 tetorit

09/13/2021 14:20
nga:N M

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka thënë se qëndrimi i LDK është se zgjedhjet duhet të mbahen dhe assesi ato të mos shtyhen.

Sipas tij LDK është për shkurtim të fushatës zgjedhore, por që pas 17 tetorit kryetarët e komunave nuk do të kenë legjitimitet.

“Krahasimi me Podujevën nuk mund të lidhet sepse atje kemi pasur nënkryetarin dhe Kuvendin Komunalë, përderisa pas 17 tetorit kryetarët e komunave nuk do të kenë legjitimitet dhe me këtë rast rrezikohet demokracia”, ka thënë ai . Gazeta Blic.

Takimi që nuk do të sjell asgjë, liderët e opozitës do të rikonfirmojnë kërkesën e tyre – S`ka shtyrje të zgjedhjeve, duhet të ketë shkurtim të fushatës zgjedhore