Eksperti i ekonomis, Agim Shahini thotë se fondi i 100 milonë eurove të ndara nga Qeveria e Kosovës, për krizën që ka kapluar vendin nuk ka ndonjë efekt të dukshëm, në ekonomi.
Kurti prezanton pakon e re: Do të ndahen 100 milionë €, subvencionohen ata që kursejnë energjinë
Shahini në një prononcim për GazetaBlic, e krahason këtë fond me fondin e më hershëm të Qeverisë Kurti, ku thotë se nuk sheh ndryshim dhe efekt.
“Çdo pako mbështetëse nga Qeveria e Kosovës, pavarësisht në cilin sektor është i mirëpritur, por edhe ky fond i 100 milionëve është si fondi i më hershëm që nuk kishte asnjë ndikim të dukshëm në ekonominë e vendit”, tha Shahini.
Shahini tha që Qeveria ka ndarë fonde pa analizë, për këtë arsye nuk kanë pasur ndonjë ndryshim në ekonomi, teksa i ka rekomanduar Qeverisë që këtë vlerë ta shfrytëzoj për projekte më atraktive që kanë për bazë punësimin e qytetarëve.
“E kemi vlerësuar edhe atëherë dhe tash që Qeveria ka ndarë mjete pa analizë, çfarë efekti mund të ketë? Ne do t’i rekomandonim Qeverisë që të merret më shumë me prodhimin dhe rritjen e shërbimeve dhe sikur këto 100 milionë euro të ndahen së paku për 100 biznese, projekte atraktive për punësim, të hapeshim 100 kompani prodhuese atëherë do të uleshin efektet negative ekonomike në vendin tonë”, tha Shahini./GazetaBlic/
Kurti premtoi 50 euro për mësimdhënësit, reagon ashpër Jasharaj: Vendim i njëanshëm


