Lajme

​Von Cramon mban konferencë për media në ora 14:30

06/29/2021 10:03
nga:Y I

Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën, Viola von Cramon – Taubadel, do të mbajë sot një konferencë për media.

Von Cramon është duke qëndruar në Kosovë prej dy ditësh, ku të dielën ka qëndruar në Prizren në vizitë të momnumenteve kulturore.

Gjatë ditës së hënës, Von Cramon është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti me të cilët ka biseduar gjerësisht rreth aktualitetit politik, por me fokus dialogun me Serbinë.

Ndërsa, sot Von Cramon do t’i drejtohet gazetarëve nga hotel “Sirus” me fillim prej orës 14:30.

Kurti-Von Cramonit: Serbia duhet të tregojë për vendndodhjen e varrezave masive