Lajme

​Mehaj: Garda Kombëtare e Iowa, mbështetësja kryesore e zhvillimit të FSK-së

12/22/2021 18:58
nga:Y I

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe kreu i FSK-së gjeneral Bashkim Jashari kanë zhvilluar sot një takim virtual me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Benjamin J. Corell.

Me këtë rast, gjeneral Corell uroi gjeneral Jasharin për emërimin në postin e komandantit të FSK-së, duke i shprehur zotimin e fuqishëm për përkrahjen dhe bashkëpunimin e plotë në kuadër të partneritetit tonë tashmë tradicional mes dy shteteve.

Ndërsa, gjeneral Jashari shprehu mirënjohjen e lartë për gjithë përkrahjen e deritashme të SHBA-së në përgjithësi dhe Gardës Kombëtare në veçanti për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së.

“Së bashku me gjeneral Jasharin dhe gjeneral Corell, u pajtuam që të intensifikojmë edhe më shumë bashkëpunimin tonë gjatë 2022. Në fund, urimet e ndërsjella me dëshirat më të mira për Krishtlindje dhe Vitin e Ri 2022, i përcollëm për të gjithë ushtarakët dhe familjet e tyre të Gardës Kombëtare të Iowa dhe FSK-së”, shkruan Mehaj në Facebook.

Presidenti i Kroacisë vjen nesër në Kosovë