Lajme

Presidenti i Kroacisë vjen nesër në Kosovë

12/22/2021 18:29
nga:Y I

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, nesër do të jetë në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Ai do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ceremonitë më të larta shtetërore, njofton Klan Kosova.

Ceremonia do të fillojë nga ora 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova” të kryeqytetit.

Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani do të zhvillojë një takim me homologun e saj kroat dhe pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

 

Dy aksidente të njëpasnjëshme në magjistralen Prishtinë-Prizren, krijohen kolona të gjata