Lajme

​Kryetari i Gjilanit merr dozën e tretë të vaksinës

01/13/2022 10:22
nga:Y I

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka marrë sot dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Hyseni u ka bërë thirrje qytetarëve për t`u vaksinuar, pasi që numri i rasteve po rritet, ndërkohë që imunizimi për mbrojtje nga infektimi me këtë virus, është interes për shëndetin publik.

“Sot kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 në Qendrën e Mjekësisë Familjare Dardania. Numri i rasteve të infektimit është në rritje e sipër, përderisa e gjithë bota po përballet me variantin e ri të virusit Corona. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës, sapo të kalojnë gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë. Të bëhemi së bashku në mbrojtje të shëndetit publik’, ka thënë kryetari Hyseni.

Ndërkohë, po për shkak të rritjes së rasteve me COVID, Hyseni ka ftuar një konferencë për media në ora 13:30.

 

“Respektim i masave dhe vaksinim”- Infektologët me apel të ‘fortë’ për qytetarët pas rritjes enorme të rasteve me Covid!