Lajme

“Respektim i masave dhe vaksinim”- Infektologët me apel të ‘fortë’ për qytetarët pas rritjes enorme të rasteve me Covid!

01/13/2022 09:46
nga:Y I

Numri i rasteve me Covid-19 është rritur ndjeshëm ditët e fundit në vendin tonë, raporton Gazeta Blic.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus, 424 persona dhe është shënuar një rast i vdekjes.

Në këto rrethana infektologët po apelojnë për vaksnim me dozën e tretë dhe respektim me përpikmëri të masave anti Covid.

Ish-drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, tha për “Gazeta Blic” se masat duhet të respektohen me përpikmëri pasi rritja e rasteve këto ditë është shqetësuese.

Infektologu Ramadani apeloi për vaksinim me dozën e tretë pasi vetëm në këtë mënyrë mund të luftohen variaantet Delta dhe Omicron.

“Mendoj se masat e miratuara duhen respektuar me përpikmeri dhe nga të gjithë,  si qytetarët ashtu dhe institucionet.Ato duhet të monitorohen nëse po zbatohen apo jo, pasi që rritja e rasteve këto ditë është edhe shqetësuese dhe e rëndon situatën pandemike në vend kur masat nuk zbatohen.Vaksinimi dhe imunizimi në masë me dozën e tretë jep siguri për mbrojtje dhe lufton edhe variantet e tjera si  variantin Omicron që është tani dominues në shumë vende të botës dhe i cili po tregohet shumë më infektues se sa Delta covid 19.Doza e tretë është e drejtë dhe e sigurtë nga çdo variantë me Covid 19 dhe me Omicron” tha Ramadani për “Gazeta Blic”

Tutje Ramadani tha se pritet të dalë së shpejti në treg një vaksinë revulocionare për mbrojtje të gjatë ndaj të gjitha varianteve.

“Duhet të pritet një vaksinë e modifikuar anticovid ditët ne vijim ose vaksinë revolucionare si po quhet nga mjeket japonez për një mbrojtje solide të gjatë të njerëzve ndaj pandemisë Covid-19.Edhe mundësia e punës në distancë, platforma online në masa shtesë do të kishte efektivitet në keto rrethana me grip sezonal, variantin Delta dhe Omicron”


Hamdi Ramadani, Infektolog

Edhe infektologu, Shemsedin Dreshaj, bëri thirrje për respektim të masave aktuale të cilat janë në fuqi.

“Duhet te implementohen masat ekzistuese, nuk ka nevojë për masa shtesë pa u respektu këto aktualet” tha shkurt Dreshaj për “Gazeta Blic”


Shemsedin Dreshaj, Infektog

Në lidhje me menaxhimin e situatës me Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë, kritika të forta ka anëtari i Komisionit për Shëndetësi nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka humbur korelacionin mes situatës pandemike dhe masave mbrojtëse.

“Ka kohë që Ministria e Shëndetësisë ka humbur korelacionon mes situatës pandemike COVID-19 dhe masave mbrojtëse.Qeveria as nuk e ka të qartë pse ka mbajtur orën policore me 10-15 raste me COVID-19 në ditë”

Haxhiu i cili është me profesion mjek, thotë se masat po shfrytëzohen për të ndëshkuar qytetarët dhe jo për menaxhimin e pandemisë.

“Qeveria masat po i shfrytëzon për të ndëshkuar qytetarët dhe bizneset dhe jo për menaxhim të pandemisë COVID-19” tha  Haxhiu për “Gazeta Blic”.

Mjek, Anëtar i Komisionit për Shëndetësi, PDK

Aktualisht në vendin tonë janë 2 mijë e 992 raste aktive me Covid-19, një numër relativisht i lartë krahasuar me dy javë më parë.

Në 24 orët e fundit të vaksinuar me dozën e vaksinës anti Covid janë 3 mijë e 189 qytetarë.

Pas rritje enorme të rasteve me Covid-19, IKSHPK paralajmëroi përkeqësim të situatës nëse nuk ka kujdes të shtuar në respektimin e masave dhe vaksinim.

/Gazeta Blic/

Haxhiu: Qeveria po i shfrytëzon masat për të ndëshkuar qytetarët dhe jo për menaxhim të pandemisë!

IKSHPK paralajmëron përkeqësim të situatës me Covid-19, apelojnë për vaksinim

Rreth 3 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë