Qeveria e Kosovës ka formuar komisionin për vlerësimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.
Kjo rrugë nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu u cilësua e rëndësishme dhe lidhëse e dy korridoreve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ekzekutivi po ashtu formoi komisionin për përgatitjen e një parallogaritje ose plani ideor për zbatimin e rehabilitimit të zonës tampon të Hanit të Elezit ndërmjet dy objekteve kufitare Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.