Sporti

Zyrtarizohet te Ingolstadt 04, Simoni: Një mundësi e madhe për të hedhur hapin tjetër

07/05/2024 15:04
nga:E K

Simon Simoni është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Ingolstadt 04.

19-vjeçari, i cili para një viti e gjysmë u transferua për shifrën rekord të 1 milionë eurove nga Dinamo tek Eintracht Frankfurt, ndryshoi ambient gjatë kësaj merkatoje, por në formë huazimi për një sezon.

Pas zyrtarizmit te skuadra e re, Simoni foli për faqen zyrtare të Ingolstadt, ndërsa theksoi se kjo është një mundësi e madhe për të, që të hedhë hapin tjetër.

“Për mua, kalimi te FC Ingolstadt 04 është sinonim i një mundësie të madhe për të hedhur hapin tjetër në karrierën time të re në një klub ambicioz gjerman. Pas diskutimeve shumë të mira me menaxhmentin sportiv të Schanzer, tani mezi pres të njoh shokët e mi të rinj të skuadrës dhe të gjithë mjedisin ku do luaj, në mënyrë që të shfaqemi mirë së bashku në fushë”,-deklaroi Simon Simoni, pas kalimit te skuadra që militon në ligën e tretë të futbollit gjerman.

Simoni do të jetë portieri i parë i Ingolstadt 04 në sezonin e ri dhe nëse gjërat shkojnë mirë, edicionin e ardhshëm nuk do ishte aspak çudi që ta shohim të mbrojë kuadratin e një prej skuadrave më të mëdha në Gjermani si Eintracht Frankfurt.