Liverpooli ka arritur një marrëveshje verbale me Andoni Iraolën dhe basku do të jetë trajneri i ri i klubit, raporton David Ornstein.
Iraola doli shpejt si favoriti i qartë për këtë pozicion pasi klubi u nda nga Arne Slot të shtunën.
Basku 43-vjeçar pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare, në përputhje me dy kontratat që kishte me Bournemouth.
Ai dëshiron të shoqërohet nga Pablo de la Torre, Tommy Elphick, Sean Cooper dhe Tom Webber në Liverpool. Ata ishin anëtarë të stafit të tij në ekipin e kaluar.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Liverpooli do ta emërojë dhe prezantojë Iraolën para fundit të javës.
/GazetaBlic Sport


