Lajme

Zyrtari i PSD: Kurti do të nënshtrohet për dinarin, e ka më të rëndësishëm pushtetin, sesa dëmet qe i’a sjell Kosovës!

02/08/2024 19:37
nga:Y I

Vendimi i BQK-së, për ndalimin e dinarit në Kosovë, ka sjellë reagimin e Bashkësisë Ndërkombëtare.

Të njëjtit kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi.

Së fundi ishte ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili deklaroi se nëse Qeveria vendos të mos i dëgjojë do të ketë pasoja në cilësinë e partneritetit.

Në lidhje me këtë deklaratë të Hovenier ka folur për “Gazeta Blic”, zyrtari për media i PSD-së, Bardh Ahmeti.

Ahmeti tha se deklarata e Hovenier dhe raporti me Kurtin është përseritje e situatës me targa.

I njëjti potencoi se në fund Kurti do të nënshtrohet pasi e ka më të rëndësishëm pushtetin e tij sesa dëmet qe i’a sjell Kosovës.

“Deklarata e Hovenier dhe raporti me Kurtin është përseritje e situatës me targa. Kurti në fund do të nënshtrohet. Na kujtohet “rezistenca” e Kurtit në raport me bashkesinë ndërkombetare, ndërkohë në fund pranim. Idea e Kurtit është që të duket si lider rezistent, i panënshtrushëm, ndërkohë që në fund i pranon te gjitha kompromiset sepse e ka më të rëndesishëm pushtetin e tij, sesa demet qe i’a sjell Kosovës” deklaroi Ahmeti për “Gazeta Blic”.

Ai tha se Kurtit kur i duhet BQK-ja thotë se është institucion i pavarur, ndërsa ditën tjetër deklaron se është komplet i kapur nga pushteti.

“Ajo qe duhet me vu në pah është fakti se për disa herë me radhë Kurti e ka potencu se BQK-ja është institucion i pavarur, nderkohë përmes një statusi në rrjete sociale, e morri përsipër sekuencimin e vendimit. Pra kur i duhet BQK-ja është institucion i pavarur, ndërsa të nesërmen komplet i kapur nga pushteti” tha zyrtari i PSD-së për “Gazeta Blic”.

Hovenier ka deklaruar se SHBA dhe as partnerët ndërkombëtarë nuk po e kontestojnë autoritetin e Bankës Qendrore dhe as Kushtetutën e Kosovës, por se janë të shqetësuar me mënyrën se si rregullorja planifikon të zbatohet pas marr parasysh disa realitete.

“Ne e marrim shumë seriozisht këtë çështje. Kryeministri e ka dëgjuar nga unë. Ai e ka dëgjuar këtë nga Jim O’Brien drejtpërdrejt në më shumë se një rast. Unë nuk mendoj se dikush ka dyshime për këto shqetësime të Shteteve të Bashkuara apo të partnerëve tanë sepse, përsëri, kishte një deklaratë të QUINT-it. Nuk jemi të vetëm në këtë shqetësim. Në masën që qeveria është e përgjegjshme ndaj këtij shqetësimi mbi një çështje kaq të ndjeshme se si komunitetet pakicë në Kosovë e ndjejnë se po trajtohen dhe në masën që qeveria i përgjigjet shqetësimeve që ata i ngrenë, për të cilat besojmë se janë legjitime, në masën që qeveria është partnere për të adresuar ato, atëherë ka ndikim pozitiv në partneritetin tonë. Në masën që qeveria vendos të mos i marrë parasysh këshillat tona ose të na dëgjojë, është e qartë se ka pasoja në cilësinë e partneritetit tonë. Sikundër e thashë në deklaratën tim dhe sikundër u tha nga Uashingtoni, e dini, kjo ndikon në aftësinë tonë për të qenë avokatë efektivë për Kosovën në arenën ndërkombëtare” ka deklaruar Hovenier raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Kelmendi: Ndërkombëtarët e ‘harruan’ Banjskën dhe po merrem me një vendim të drejtë si dinari!

 

Analistët politikë: Po i vie fundi durimit të ndërkombëtarëve me Albin Kurtin!

Hovenier: Nëse Qeveria vendos të mos na dëgjojë, ka pasoja në cilësinë e partneritetit tonë