‘Vendimi për ndalimin e dinarit ka qenë i ligjshëm por strategjia e Qeverisë për të vepruar, e gabuar”
Kështu po vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.
Analisti, Fidan Ukaj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se durimit të ndërkombëtarëve në lidhje me veprimet e Qeverisë Kurti po i vie fundi dhe ata që e pësojnë janë qytetarët
“Edhe pse vendimet kanë qenë të ligjshme sa i perket mbylljes së komunave paralele e po ashtu ndalimit të dianarit, strategjia e Qeverisë për të vepruar ka qenë dhe mbetet e gabuar.Dalja ne krye te aksionit te policisë e ministrave ne mbylljen e komunave paralele provokoj reagimin e BE-se e po ashtu mos-dakordimi me vendet e QUINT-it e thirrja e SHBA-se per nje periudhë tranzitore e eskaloi situaten dhe prishi raportet e lëndume me aletatet tanë e që është një qasje e gabueshme”
“Siç duket durimi ndërkombetar po i vie fundi e ato që e pësojnë janë qytetarët e Kosovës si në rastin e sanksioneve të BE-se ku shumë projekte tanimë kanë mbet ne gjysëm” deklaroi Ukaj për “Gazeta Blic”.

Fidan Ukaj, Analist!
Edhe njohësi i zhvillimeve politike, Arbnor Sadiku, po ndan të njëjtin mendim.
Ai tha se veprimet e Qeverisë për dinarin ishin legale por se implementimi është dashur të shtyhet për një periudhë 3-mujore.
“Veprimet e Qeverisë sa i përket largimit të dinarit nga tregu, në komunat serbe në Kosovë, kanë qenë legale por implementimi është dashtë të shtyhet në një periudhë 3 mujore, gjë të cilen nuk e ka bërë Kurti më heret”
“Si duket tani pas një presioni enorm nga shtetet e QUINT-it, Kurti është tërhequr” deklaroi Sadiku për “Gazeta Blic”.

Arbnor Sadiku, Analist!
S’e durimit ndërkombëtar me qeverinë Kurti, po i vjen fundi, e deklaroi sot edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
“Tani më limitet e tolerancës dhe të durimit të partnerëve po harxhohen karshi kësaj qeverisje sepse plani i ri disa pikësh i Qeverisë Kurti lidhur me këtë çështje është diçka ku po vihet prapë në lojë partneriteti dhe mbështetja që Kosova e ka nga partnerët ndërkombëtar”, tha Haziri.
Edhe drejtori ekzekutiv i Organizatës joqeveritare për Analiza Strategjike në Bratislavë, Jan Cingel, po deklaron të njëjtën gjë.
Cingel thotë se vendimi i autoriteteve të Kosovës për ta hequr dinarin nga qarkullimi është marrë në një moment të pafavorshëm dhe sipas tij, perëndimit po i humb gjithnjë e më shumë durimi me veprimet e Kosovës.
/Gazeta Blic/
Kelmendi: Ndërkombëtarët e ‘harruan’ Banjskën dhe po merrem me një vendim të drejtë si dinari!


