Lajme

Zyrtari i PDK-së: Lejen për ndërtimin e Kishës në oborrin e UP-së e ka dhënë Hamdi Vraniqi, babai i njeriut më të afërt të Albin Kurtit

06/10/2021 18:12
nga:Y I

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se lejen për ndërtimin e Kishës së Millosheviqit dhe Arkanit në oborrin e UP-së e ka dhënë Hamdi Vraniqi, babai i Erzen Vraniqit i cili është njeriu më i afërt i Albin Kurtit.

Gjoshi thotë se në Qeverinë Kurti 1, Erzen Vraniqi, ishte këshilltar politik i Albin Kurtit ndërsa në Qeverinë Kurti 2 ai është pjesë e kabinetit të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Reagimi i plotë:

Lejen për ndërtimin e Kishës së Millosheviqit dhe Arkanit në oborrin e UP-së e ka dhënë Hamdi Vraniqi.

Djali i Hamdi Vraniqit, Erzen Vraniqi, është njeriu më i afërt i Albin Kurtit.

Në Qeverinë Kurti I, Erzen Vraniqi ishte këshilltar politik i Albin Kurtit.

Në Qeverinë Kurti II, Erzen Vraniqi është veç një zyre më larg Albin Kurtit, si pjesë e kabinetit të Besnik Bislimit, zëvendëskryeministri për dialog.

Ditën e sotme u mbajt një liturgji fetare në Kishën Ortodokse që është në oborrin e UP-së, nga Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit, ç’ka ngjalli reagime të shumta në vend.

Abelard Tahiri: Qeveria Kurti ia paska gjetur çelësin “Kishës”, si “dhuratë” për Vuçiqin para takimit