Lajme

Abelard Tahiri: Qeveria Kurti ia paska gjetur çelësin “Kishës”, si “dhuratë” për Vuçiqin para takimit

06/10/2021 17:01
nga:Y I

Pas mbajtjes së liturgjisë në Kishën Ortodokse që është në oborrin e UP-së, nga Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit, ka reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, raporton Gazeta Blic.

Tahiri thotë se kishës që u ndërtua dhunshëm në oborrin e Universitetit, qeveria Kurti ia paska gjeur çelësin.

“Ende pa arritur në tryezën e bisedimeve me Vuçiqin, kryeministri qenka kujdesur t’i bëjë “dhuratë” sa për t’ia ndrequr disponimin” shkruan Tahiri në Facebook.

Reagimi i plotë:

“Kishës” së pretenduar e të kontestuar që u ndërtua dhunshëm në oborrin e Universitetit, e cila simbolizon terrorin e Millosheviçit, qeveria Kurti ia paska gjetur çelësin.

Ende pa arritur në tryezën e bisedimeve me Vuçiqin, kryeministri qenka kujdesur t’i bëjë “dhuratë” sa për t’ia ndrequr disponimin.

E nesër në seancë, sigurisht se do të na flet për parime e kësi gjerash

Reagon KMDLNJ: Provokim politik mbajtja e Liturgjisë në Kishën Ortodokse