Lajme

Zyrtari i PDK-së i reagon Kurtit: Nuk na duhen idetë e tua, ato të mollotovit e sulmeve ndaj Kuvendit të Kosovës!

05/27/2021 14:26
nga:M K

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi i ka reaguar Kurtit sa i përket deklaratave se i jep ide për kritika ndaj pozitës.

Sipas Gjoshit, opozitës nuk i duhen idetë për mollotova e sulme ndaj Kuvendit të Kosovës, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Albin Kurti u paska thënë deputetëve të opozitës se mund t’iu jap ide se si ta kritikojnë Qeverinë e tij.
Jo Albin, nuk na duhen idetë tuaja.
Neve nuk na duhet që ta marrim molotovin në dorë dhe ta hedhim mbi policë e mbi institucionet e shtetit tonë që me mund e kemi bërë.
Jo Albin, nuk na duhet ideja jote që ta sulmojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Jo Albin, ne nuk jemi të pashpirt si ti që shkove te Nënat Gjakovare e iu premtove se nuk do të shkosh në dialog me Serbinë pa u zbardhur fati i të pagjeturve dhe sapo u bëre Kryeministër e harrove premtimin.
Jo Albin, ne nuk bëhemi kurrë si ti që gjithçka që ke pështyrë sot e ke në tavolinën tënde dhe po e shijon.

LEXO EDHE:

Ky është momenti kur vrasësit të Donjeta Pajazitajt i shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm

/GazetaBlic/