Lajme

Ky është momenti kur vrasësit të Donjeta Pajazitajt i shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm

05/27/2021 14:07
nga:M K

Gjykata Themelore e Ferizajt e shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitajt.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2017 nga prokurorja Valbona Disha Haxhosaj, Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë“, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.

Më poshtë, momenti kur gjyqtari shpall aktgjykimin.

LEXO EDHE:

Naser Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e kushërirës Donjeta Pajazitaj