Një incident është raportuar në ndeshjen mes Drenicës dhe Dukagjinit, e cila përfundoi me rezultatin 2:2.
Sipas raportit zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, zyrtari i FC Drenica, Granit Koci, ka kërcënuar gjyqtarin kryesor Lirim Jashari gjatë pushimit mes pjesëve.
Raportohet se Koci, në shoqëri të disa personave të tjerë, ka ofenduar dhe kërcënuar gjyqtarin duke i thënë se:
“Nëse nuk e fiton Drenica këtë takim, nuk do të dalësh i gjallë nga Skenderaji.”
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta dhe pritet që organet disiplinore të FFK-së të marrin masa për këtë incident serioz.
Kujtojmë që tek Drenica ishin shumë të pakënaqur me referimin, duke kërkuar në disa raste sqarime nga gjyqtari Jashari.
/GazetaBlic Sport/


