Lajme

Zyrtari i AKR-së: Vizita e shefit të CIA-s në regjion tregon për seriozitetin e situatës aktuale politike e të sigurisë!

08/22/2024 20:00
nga:Y I

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me vizitën e Shefit të CIA-s sot në Kosovë.

Ai tha se kjo vizitë do të sjellë vërejtje për qeveritë dhe liderët e regjionit të cilët me veprimet e tyre populiste po rrezikojnë paqen në rajon.

Makolli tha se në rastin e Kosovës, nëse merren vendime pa u konsultuar me miqtë ndërkombëtar, mund të rrezikohen ushtarët e NATO-s.

“Situata e përgjithshme gjeopolitke në regjionin tonë është fragjile me tendenca të tensionimeve të rrezikshme në muajt në vijim, varësisht prej reagimeve të qeverive të shteteve të Ballkanit Perëndimor, gjegjesisht ‘Republika Serbska’ pjesë e BH-se dhe Serbisë në raport me tendencat e saj per destabilizimin e shtetit të Kosovës e cila mund të ketë ndikim domino ne regjion dhe me gjerë”.

“Vizita e shefit te CIA-as do të jetë vërejtje për qeveritë dhe liderët e regjionit të cilët me veprimet e tyre populiste dhe per konsum të brendshem, po e rrezikojnë paqen në regjion dhe me gjerë. Në rastin e Kosoves, nese marrim veprime pa u konsultuar me miqtë tane ndërkombetar, ne mund t’i rrezikojme ushtarët e NATO-s të cilet janë pergjegjes për sigurinë dhe sovranitetin e Republikes sone, andaj te gjitha këto do te jene temë e bisedes dhe sygjerimeve të shefit te CIA-as” tha Makolli për “Gazeta Blic”.

Zyrtari i AKR-së tha se vizita e shefit të CIA-s në regjion tregon seriozitetin e situatës aktuale politike dhe të sigurisë.

“Vizita e shefit te CIA-s, z. Williams Burns në regjion dhe mesazhet që do t’iu ipen qeverive të shteteve që ka vizituar tregon për seriozitetin e situatës aktuale politike dhe të sigurise në ketë pjesë të Ballkanit dhe ndoshta do të jetë verejtje e fundit para se të ndërmiren masa tjera ndëshkuese ndaj qeverive dhe lidereve te kësaj pjese te Evropes” përfundoi përgjigjen Makolli për “Gazeta Blic”.

Drejtori i CIA-s, Williams Burns, para vizitës në Kosovë kishte qëndruar për vizitë edhe në Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.

/Gazeta Blic/

Lama: Vizita e shefit të CIA-s në Bosnje, Beograd dhe Kosovë, sinjal i qartë se bëhet fjale për një gjendje alarmante!

Pozhari: Ardhja e shefit të CIA-s në Kosovë, përpjekje për ta parandaluar një eskalim eventual!

Shefi i CIA-s në Presidencën e Kosovës

LAJMI I FUNDIT: Eskorta me shefin e CIA-s arrin në Presidencën e Kosovës