Sporti

Zyrtare: Zinedine Zidane largohet nga Real Madridi

05/27/2021 12:11
nga:Lorik J

Trajneri, Zinedine Zidane është larguar edhe zyrtarisht nga Real Madridit.

Pasi përfundoi këtë sezon pa ndonjë sukses të veçuar, Zidane ka vendosur të largohet nga madrilenët, shkruan GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e Real Madridit:

“Real Madrid C. F. njofton se Zinedine Zidane ka vendosur të përfundojë fazën e tij aktuale si trajner i klubit tonë. Tani është koha për të respektuar vendimin e tij dhe për t’i treguar vlerësimin tonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin e tij në të gjitha këto vite, dhe për atë që figura e tij përfaqëson për Real Madrid.

Zidane është një nga mitet e mëdha të Real Madrid dhe legjenda e tij shkon përtej asaj që ai ka qenë si trajner dhe lojtar i klubit tonë. Ai e di që është në zemër të Real Madrid dhe se Real Madrid është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, shkruan në komunikatë.

/GazetaBlic Sport