Sporti

Zyrtare: Tirana e shet mbrojtësin Albi Doka në Hungari

01/29/2024 13:01
nga:Lorik J

Skuadra e Tiranës ka njoftuar për transferimin e Albi Dokës tek ekipi hungarez, Ujpest.

Doka, mbrojtës kualitativ kaloi pak muaj tek Tirana, teksa tani ka vendosur të largohet për t’u transferuar tek Ujpest, përcjell GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e klubit shqiptar për transferimin e futbollistit në Hungari.

Ja postimi:

“Faleminderit Albi Doka
KF Tirana njofton transferimin e mbrojtësit Albi Doka në klubin hungarez të Ujpest FC.
Mbrojtësi 26-vjeçar u bashkua me klubin tonë në merkaton e verës nga klubi i Honved, teksa edhe në të shkuarën, ai ka mbajtur veshur fanellën bardh’ e blu, duke fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.
Klubi i Tiranës falënderon Dokën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën e re”, shkruhet në postim.

/GazetaBlic Sport