Tahir Lushtaku nuk do të jetë më trajner i KF Trepça.
Pas një periudhe angazhimi në krye të skuadrës, trajneri ka vendosur të largohet nga detyra, në një vendim që, sipas tij, është marrë me qetësi dhe në mënyrë profesionale.
Lushtaku, një emër i njohur në futbollin kosovar, ka falënderuar klubin për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe.
“Dua të falënderoj sinqerisht klubin, stafin dhe futbollistët për korrektësinë dhe përkushtimin gjatë kësaj kohe. Ishte një përgjegjësi dhe nder të punoja për një klub me histori si Trepça. I uroj klubit suksese në vazhdim dhe rezultate sa më të mira në të ardhmen”, ka deklaruar Lushtaku.


