Jude Bellingham ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me çmimin individual më prestigjioz në futboll, Topin e Artë.
Ylli anglez i Real Madridit ka bërë të qartë se çmimet individuale nuk janë prioriteti i tij, duke theksuar se synimi kryesor është fitimi i trofeve me fanellën e klubit madrilen.
“Për të qenë i sinqertë, Topi i Artë nuk më intereson aspak. Ky trofe është për gazetarët, jo për mua. Unë dua Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe trofe me Real Madridin!”, thuhet në deklaratën që i atribuohet Bellinghamit.
Mesfushori anglez duket se dëshiron të fokusohet te suksesi kolektiv dhe jo te vlerësimet individuale, duke e bërë të qartë se për të rëndësi kanë trofetë që fitohen me skuadrën.
/GazetaBlic Sport/


