Real Madrid dhe Dani Ceballos kanë vendosur, me marrëveshje të përbashkët, t’i japin fund bashkëpunimit të tyre, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm në karrierën e mesfushorit spanjoll dhe në historinë e klubit madrilen.
Dani Ceballos ishte pjesë e Real Madridit që nga viti 2017, duke qenë pjesë e një prej periudhave më të suksesshme në historinë e klubit. Gjatë shtatë sezoneve me ekipin e parë, ai zhvilloi 215 ndeshje dhe fitoi 16 trofe madhorë.
Në këtë periudhë, Ceballos ka fituar:
3 Liga të Kampionëve
4 Kupa të Botës për Klube
3 Superkupa të Evropës
2 La Liga
1 Kupë të Mbretit
3 Superkupa të Spanjës
Klubi madrilen e ka falënderuar mesfushorin për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kohës së tij në “Santiago Bernabéu”, duke i uruar atij dhe familjes së tij suksese në fazën e re të jetës dhe karrierës.
“Real Madrid është dhe do të mbetet gjithmonë shtëpia e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
/GazetaBlic Sport/


