Sporti

Bayern vendos për Musiala përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Lille

11/25/2026 19:08
nga:L J

Raportohet se Jamal Musiala do ta nisë nga stoli ndeshjen e Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve kundër Lille-it, pasi klubi gjerman po ndjek një qasje të kujdesshme lidhur me rikthimin e tij pas dëmtimit.

Bayerni udhëton drejt Francës për ndeshjen e xhiros së pestë, e cila do të zhvillohet sot, me fillim në orën 21:00.

Sipas gazetës “Bild”, Musiala nuk do të jetë pjesë e formacionit titullar të Vincent Kompanyt.

Mesfushori ofensiv u rikthye në fushë vetëm të premten e kaluar, duke luajtur në barazimin 1-1 të Bayernit kundër 1. FC Koln.

/GazetaBlic Sport