Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin, Ismet Munishi.
Klubi nga kryeqyteti, FC Prishtina ka njoftuar se kanë vendosur të shkarkojnë Ismet Munishin nga posti i trajnerit të klubit, shkruan GazetaBlic Sport.
Kryeqytetasit njoftojnë se skuadrën do ta udhëheqë Debatik Curri deri në një vendim të ri.
Ja njoftimi i FC Prishtinës:
“Faleminderit Ismet Munishi!
Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi.
Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit.
FC Prishtina e falëndëron përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër.
Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


