Sporti

Zyrtare: Prishtina me përforcim të ri – Endrit Baholli nënshkruan kontratë trevjeçare me kryeqytetasit

06/30/2022 16:08
nga:E K

FC Prishtina ka njoftuar për përforcimin më të ri të merkatos verore.

Skuadra nga kryeqyteti ka arritur të sigurojë për sezonin e ri shërbimet e Endrit Bahollit, shkruan GazetaBlic Sport.

Baholli u transferua nga skuadra tjetër nga kryeqyteti 2 Korriku.

22 vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me ekipin e drejtuar nga Ismet Munishi.

/GazetaBlic Sport/