Sporti

ZYRTARE: Premierliga konfirmon lajmin e madh

05/05/2021 17:37
nga:L J

Premier League ka dhënë një lajm të madh për tifozët e futbollit anglez.

Federata Angleze e Futbollit ka konfirmuar rikthimin e tifozëve për dy xhirot e fundit në elitën e futbollit anglez, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë tifozët do të lejohen vetëm të ekipit vendas, dhe jo të mysafirëve për të evituar lëvizjet masive.

Java e 37’të dhe 37’të do të luhet me prani të tifozëve konfirmohet nga Premierliga.

“Pas konsultimit me klubet, u ra dakord se stadiumet nuk do të ishin të hapura për tifozët e jashtëm për shkak të sfidave të ndryshme në të gjithë kampionatin dhe nevojës për të dhënë një qasje të qëndrueshme, ndërsa maksimizohet mundësia për të shmangur frekuentimin në masë të tifozëve”.

Siguria e tifozëve është e një rëndësie të madhe. Klubet kanë projekte të sigurimit të mjediseve nga COVID-19 dhe kanë plane operative të gatshme për të mirëpritur mbështetësit përsëri në stadiumet e tyre, shkruhet në deklaratën zyrtare të Premierligës.

/GazetaBlic Sport/