Sporti

Zyrtare: Pas dëmtimit të Maignan, Milani transferon portierin e njohur

10/13/2021 21:31
nga:Lorik J

Milani ka nënshkruar me portierin, Antonio Mirante si agjent të lirë, pasi portieri Mike Maignan do të jetë jashtë fushave për të paktën dy muaj pas operacionit në dorë.

Pas dëmtimit të portierit, Milani zgjodhi të merrte 38-vjeçarin Mirante si agjent falas.

Ish -portieri i Romës bëri testet mjekësore sot dhe nënshkroi kontratën deri në qershor 2022, me një mundësi për të vazhduar për një sezon tjetër.

Ciprian Tatarusanu është portieri i dytë dhe pritet të jetë titullar në fundjavë kundër Hellas Verona.

/GazetaBlic Sport