KF Shkëndija ka transferuar futbollistin Numan Ajeti. Shtatëlarti kaloi me sukses testet mjekësore, pas çka ka firmosur kontratë me klubin.
Ajeti, 19 vjeç, është një mbrojtës i krahut të majtë me potencial të madh, i cili njëkohësisht mbulon edhe pozicionin e qendërmbrojtësit. Te Shkëndija vjen pas një sezoni shumë pozitiv me skuadrën e Shkupit, ku ishte pjesë e formacionit bazë dhe tregoi stabilitet e pjekuri përtej moshës së tij.
Formë të mirë po dëshmon edhe në arenën ndërkombëtare, duke qenë pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë së Veriut.
Me këtë angazhim, KF Shkëndija vazhdon të ndërtojë për të ardhmen duke afruar talente të dëshmuar që sjellin cilësi dhe perspektivë në repartin defanziv.