Sporti

Zyrtare: Nani transferohet tek skuadra australiane

07/12/2022 10:14
nga:L J

Nani nënshkroi një kontratë dyvjeçare me klubin australian Melbourne Victory.

Sulmuesi portugez, i cili është 35 vjeçar, fitoi katër herë Premier League dhe njëherë Champions League me Manchester United, në të kaluarën, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai tani po shkon në Australi pasi luajti për skuadrën italiane Venezia.

“Me sa kam parë, tifozët në Melburn nuk janë vetëm më të mirët në ligë, por ata rivalizojnë atmosferën në Evropë dhe mezi pres të jem pjesë e kësaj në fushë me një fanellë të Victory dhe të luaj për ta këtë sezon”, tha Nani.

/GazetaBlic Sport