Sporti

Zyrtare: Muhamet Hyseni lojtar i Llapit

07/03/2023 16:11
nga:E K

Muhamet Hyseni është transferimi më i ri i Llapit.

Sulmuesi 22-vjeç, Muhamet Hyseni pas dy-vitesh të kaluara tek Malisheva e Feronikeli ’74, rikthehet sërish te Llapi, raporton GazetaBlic Sport.

Golashënuesi më i mirë i Feronikeli ’74 me 16 gola e 6 asistime, në prani të Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, ka firmosur kontratë tri-vjeçare.

GazetaBlic Sport kishte njoftuar më parë për këtë lëvizje.